UBT News

​Tuchel: Pres dy apo tri blerje të reja

Pasi e fitoi titullin e më të mirit në Evropë me Chelsean, trajneri Tomas Tuchel po përgatitet që të forcojë radhët e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Pronari Roman Abramovich bëri shpenzime mjaftë të mëdha në vitin 2020 duke ia plotësuar dëshirat ish-trajnerit Frank Lampard duke transferuar Timo Werner, Hakim Ziyech, Kai Havertz dhe Edouard Mendyn.

Tuchel ka folur para gazetarëve për merkaton ku nuk e ka fshehur dëshirën që në skuadër të vijnë dy-tre përforcime të reja.

“Dy ose tre mund të jenë shumë, shumë të mirë. Ju gjithmonë duhet të sillni energji të reja, djem të rinj që vënë në dyshim besimin e lojtarëve të vjetër, të cilët sfidojnë të gjithë në stërvitje dhe në ndeshje, kështu që unë mendoj se është një gjë e mirë”, tha ai.

Disa prej futbollistëve më të mirë në Evropa si Romelu Lukau, Jadon Sancho, Erling Haaland dhe Declan Rice janë duke u lidhur me një transferim te Chelsea.

Exit mobile version