Thomas Tuchel pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean në ditët në vijim. Trajneri gjerman i drejtoi “Blutë” deri në lavdinë e Ligës së Kampionëve të shtunën në mbrëmje kur ata mundën Manchester Cityn në Portugali.
Tani gjermani, i cili nënshkroi një kontratë 18-mujore në janar ka vendosur të zgjas qëndrimin e tij në “Stamford Bridge”.
“Thomas Tuchel do të takohet me bordin e Chelseat në ditët e ardhshme për të nënshkruar një kontratë të re. Thjesht çështje kohe. Ai tashmë po planifikon për nënshkrimin e kontratës së re së bashku me klubin”, ka thënë gazetari Fabrizio Romano.
“Marrëveshja do të vazhdohet deri në muajin qershor të vitit 2023 si dhe me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër”, thotë Romano.