Federata e Futbollit të Kosovës sot ka një agjendë mjaftë të ngjeshur. Në fakt, priten tri zhvillime shumë të rëndësishme në futbollin e vendit tonë.
Nga ora 11:00, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ambasadori Tomash Szunyog do të takohet me presidentin e FFK-së Agim Ademi dhe selektorin Bernard Challendes në stadiumin “Fadil Vokrri”
Pas kësaj, nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” do të bëhet prezantimi i llogos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës.
Ndërsa nga ora 13:00, do të bëhet edhe tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Edhe kjo do të bëhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.