UBT News

​Trepça në Estoni kërkon kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup

Fituesja e Kupës dhe e Superkupës së Kosovës, KB Trepça do të synojë rezultate pozitive në Estoni, të cilat do t’ia siguronin kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup.

Trepça do të përballet me skuadrën estoneze, Parnu Sadam dhe atë nga Islanda, Tindastoll, ndeshje këto për kualifikueset drejt FIBA Europe Cup.

Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu të Estonisë, ku vetëm vendi i parë kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt të FIBA Europe Cup.

Përballja e parë e KB Trepçës është sot kundër Tindastollit me fillim nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet nesër nga ora 18:00 kundër Parnu Sadam.

Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra. 

Exit mobile version