UBT News

​Trazohen ujërat për të ardhmen e Mbappes

PSG po mendon të shesë Kylian Mbappe këtë verë pasi ai u dërgoi atyre një letër duke i informuar se nuk do të aktivizonte opsionin e vazhdimin të kontratës për vitin 2025.

Mbappe mund të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë pas një viti, një skenar që PSG-ja dëshiron të shmangë me çdo kusht. Një lëvizje e tillë shfaqet shumë në planet e ardhshme të Real Madridit , por “L’Equipe” tani po raporton se PSG nuk do të ishte e gatshme ta linte Mbappe të largohej si agjent i lirë, që do të thotë se ai mund të shitet këtë verë.

23-vjeçari tashmë kishte shfaqur përkushtimin e tij ndaj klubit kryeqytetas për sezonin e ardhshëm, mes interesimit në rritje nga gjigantët spanjollë të Madridit. Por opsioni për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025 nuk do të aktivizohet, për shkak të dëshirave specifike të sulmuesit francez të shënuar në një letër zyrtare dërguar klubit të hënën.

Pasi e ka blerë Mbappe për 180 milionë euro në vitin 2018, PSG-ja do të kërkojë të paktën një kthim të pjesshëm të investimit të tyre fillestar.

Këto lajmet janë jashtëzakonisht domethënëse për Real Madridin. 14 herë kampionët e Evropës i thanë lamtumirë sulmuesit Karim Benzema vetëm një javë më parë, me sulmuesin që shkoi në Arabinë Saudite.

“Los Blancos” janë në treg për një sulmues, pasi kanë kontaktuar tashmë me Chelsean për disponueshmërinë e Kai Havertz, por shansi për të arritur objektivin e tyre kryesor të transferimit që në fillim të kësaj vere mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta shfrytëzuar.

Për PSG-në, qëndrimi i tyre është i thjeshtë, ose Mbappe aktivizon zgjatjen e kontratës, ose nënshkruan një marrëveshje të re, ose shitet, pasi thuhet se ata nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet si lojtar i lirë. Javët e negociatave të tensionuara duken të pashmangshme.

Exit mobile version