Trajneri i Paris Saint-Germain , Christophe Galtier, ka konfirmuar se klubi është në diskutime me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga gjigantët francezë si një transferim i lirë në fund të sezonit, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.
Marrëveshja e Messit përfshin opsionin e zgjatjes për 12 muaj të tjerë, por presidenti Nasser Al-Khelaifi është i prirur ta lidhë atë me kontratë të re.
Një raport nga 3 janari thoshte se konfirmimi i marrëveshjes së re të sulmuesit mund të kishte qenë vetëm disa ditë larg, por ai ende nuk ka arritur një marrëveshje të plotë me PSG-në.
Mes pasigurisë aktuale rreth të ardhmes së tij, Messi është lidhur me një rikthim të bujshëm te Barcelona, pasi është detyruar të largohet nga gjigantët katalanas në vitin 2021 për shkak të problemeve të tyre financiare.
Duke folur për mediat përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligue 1 me Angers, Galtier tha, “Ka diskutime, menaxhmenti i sportit ka shkëmbyer biseda me Leon për temën e zgjatjejes së kontratës. Nuk e di se ku është. Leo më duket i lumtur në Paris. Më pas, duhet të shihni pozicionin e tij në lidhje me projektin e klubit. Është një temë që nuk e diskutoj me të”, theksoi ai.
Messi ka shënuar 23 gola dhe 29 asistime në 53 paraqitje për kampionët francezë gjatë një sezoni e gjysmë, duke përfshirë 12 gola dhe 14 asistime në 19 ndeshje në sezonin 2022-23.
Pasi arriti qëllimin e tij të përjetshëm për t’u bërë kampion i Kupës së Botës me Argjentinën, Messi u kthye në bazën stërvitore të PSG-së të mërkurën.