Rezultatet jo të mira në këtë sezon të La Ligas me Real Madridin mund të çojnë deri në shkarkimin e Zinedine Zidane nga posti i trajnerit në “Santiago Bernabeu.”
Humbja e fundit nga Levante ishte një tjetër goditje e rëndë për teknikun francez i cili tani më nuk po shihet si i pa prekshëm.
Njëri nga emrat që përmendet si kandidat potencial për të pasuar teknikun francez është Massimiliano Allegri.
Allegri ka refuzuar Romën ndërsa ai pret Madridin, raporton “Todofichajes”.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim për “Los Blancos”, por në rast se rezultatet nuk përmirësohen, Zidane mund të shkarkohet me herët se sa që pritej.