UBT News

​Trajneri i Argjentinës tregon nëse Messi do të luajë kundër Brazilit

Lionel Messi do të luajë kundër Brazilit të martën, ka konfirmuar trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Pyetjet rreth prezencës së sulmuesit u ngritën kur kapiteni i “Albicelestëve” mori një lëndim në gju dhe kishte humbur dy ndeshje për Paris Saint-Germain.

Megjithatë, ai u konsiderua mjaftueshëm i aftë për të zbritur nga pankina në ndeshjen e mëparshme të Argjentinës me Uruguain, përcjellë KosovaPress.

Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Scaloni konfirmoi se Messi do të luajë pasi nuk ka ndonjë problem që e shqetëson.

Ylli i PSG-së fillimisht duhej të zëvendësohej në pjesën e parë në ndeshjen e tetorit kundër Lille dhe iu nënshtrua trajtimit në gju në Madrid, me shokun e skuadrës Leandro Paredes që iu bashkua në kryeqytetin spanjoll.

Exit mobile version