Trajneri i Kombëtares së Kosovës për grup-moshat U17-të Arsim Abazi, ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore kundër Kombëtares së Bullgarisë.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen me datat 14 dhe 16 prill, dhe lista e lojtarëve të grumbulluar kryesisht përbëhet nga lojtarë të klubeve vendore.
“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë drejt Sofias të Bullgarisë me datën 12 prill.