Manchester United është i detyruar që të shikoj për opsione të tjera për ta përforcuar sulmin për shkak se bisedimet për Harry Kane ngecur.
“Djajtë e kuq” janë në dijeni se Tottenhami nuk dëshiron që t’ua shes atyre sulmuesin anglez, andaj nuk dëshirojnë që ta zgjasin më tepër këtë sagë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri i Unitedit, Eric Ten Hag e do Kane në skuadër, por për shkak të pozicionit të “Spurs” dhe kushteve financiare, pritja për këtë operacion duket e kotë.
Rasmus Højlund, është njëri nga emrat në listë si opsion i mundshëm për sulmin e Manchester United.