Real Madridi ka filluar të mendojë për lojtarin i cili mund ta zëvendësojë kroatin Luca Modric në “Santiago Bernabeu”.
Modric vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zodane, por mosha e tij e detyron gjigantin e klubit spanjoll që të mendojë për një goditje të re në merkato.
Tani, sipas “Don Balon”, drejtuesit e Real Madridit janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Lazios Milinkovic – Savic.
26-vjeçari është duke luajtur për klubin nga Serie-A që nga viti 2015 dhe deri më tani i ka bërë 200 paraqitje.
Vlera e tij momentale është rreth 70 milionë euro dhe ka shumë skuadra të tjera të mëdha që janë të interesuara për shërbimet e tij.