UBT News

​Tollovi në Paris, tifozët në pritje të zbarkimit të Leo Messit

Paris-Saint-Germain ka kompletuar transferimin e Lionel Messit edhe pse ende nuk është bërë shpallja zyrtare nga ana e klubit francez.

Vetëm pak ditë pasi u nda me Barcelonës, sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje me PSG-në mbi një kontratë dy vjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 35 milionë euro në sezon. Ai tashmë është duke udhëtuar drejt kryeqytetit francez dhe një numër shumë i madh i tifozëve janë duke e pritur ne aeroport ku Messi pritet të zbarkojë në orët në vazhdim.

Pamjet e fundit që vijnë nga mediat franceze shfaqin entuziazmin e tifozëve që po e brohorasin emrin e ish-yllit të Barcelonës i cili në PSG do ta kompletojë treshen së bashku me Neymar dhe Mbappe.

Exit mobile version