Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është nën hetime për baste ilegale dhe rrezikon një ndalesë të gjatë nga futbolli.
Giovanni Albanese ka bërë të ditur se Fagioli ka vënë baste në platforma ilegale, sipas asaj që u verifikua nga hetuesit që kryqëzuan çasjet e profileve të tij dhe të shumë profileve të tjera.
Bastet zakonisht nuk konsiderohen krim, vetëm në rast se vendosen në platforma ilegale dhe nëse atleti nuk vë bast në sportin që ai e luan.
Policia ka gjurmuar lojtarin e Juventusit në kuadër të një hetimi të hapur muajt e fundit nga Prokuroria e Torinos dhe dosja është në duart e prokurores publike Manuela Pedrotta.
Hetuesit po përpiqen të sqarojnë se si ka operuar Fagioli dhe për çfarë ka vënë bast në të vërtetë, dhe nëse ka vënë vërtet bast apo jo.
Një shkelje e mundshme e kodit sportiv do të çojë në një sanksion, që do të thotë se Fagioli mund të ndalohet të luajë këtë sport për tre vjet ose më shumë.
Juventusi tashmë e ka parë testin B të Paul Pogbas të kthehet pozitiv në rastin e dopingut dhe si duket mesfushorit francez do t’i ndalohet futbollit për një kohë të gjatë.