UBT News

​Tifozët e Vallecanos zgjedhin Balliun si lojtarin e muajit

Pas golit të tij të parë në La Liga, Ivan Balliu ka fituar zemrat e tifozëve të Rayo Vallecano, për këtë arsye ata e kanë votuar si futbollisti më i mirë i muajit dhjetor.

Lojtari kuqezi ka zhvilluar një super sezon duke qenë vendimtar në disa raste për skuadrën e tij. Ndonëse mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, në Spanjë janë të gjithë të kënaqur me paraqitjen e tij.

Në 19 ndeshje, Balliu ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, ndërsa aktualisht, skuadra e tij gjendet në vendin e shtatë me 31 pikë.

Exit mobile version