Ultrasit e Interit janë paraqitur në selinë e klubit për të protestuar ndaj blerjes së Juan Cuadrados dhe duan të takojnë kolumbianin përpara se ai të nënshkruajë për “Nerazzurrët”.
Cuadrado do të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare me Interin pasi kontrata e tij me Juventusin i skadon më 30 qershor.
Ai u kritikua ashpër nga tifozët e Interit gjatë qëndrimit në Torino dhe u akuzua për mashtrim. Kjo është arsyeja pse një grup i tifozëve Ultras të Interit mbërritën para selisë së klubit mbrëmjen e së hënës për të protestuar kundër tij.
Raportime të shumta në Itali, duke përfshirë “La Repubblica”, pretendojnë se protesta nuk zgjati shumë, por ultrasit kërkuan të takoheshin me lojtarin përpara nënshkrimit të tij për t’ia shpjeguar atij “vlerat tona e klubit”.
Cuadrado luajti për Juventusin nga viti 2015 deri në sezonin e kaluar, duke shënuar 26 gola në 314 paraqitje.
Ndeshja e tij e fundit kundër Interit përfundoi në një përleshje me Romelu Lukakun dhe mori një pezullim me tri ndeshje në Kupën e Italisë.