Kosova do të zhvillojë të martën ndeshjen vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ku në “Fadil Vokrri” do të ballafaqohet me Qipron.
Një humbje eventuale do ta zbriste Kosovën në Ligën D dhe ky do të ishte një lajm jashtëzakonisht i keq për “Dardanët”.
Në prag të ndeshjes, grupi i tifozëve “Dardanët” ka bërë thirrje që në këtë ndeshje kombëtarja të marrë mbështetje të madhe në mënyrë që të mos pësojë edhe më shumë.
Thirrja përveç tifozëve, vlen edhe për lojtarët nga të cilët “Dardanët” kanë kërkuar angazhim maksimal në fushë.