Theo Walcott ka njoftuar sot për pensionimin e tij nga futbolli në moshën 34-vjeçare, pasi që refuzoi oferta nga Arabia Saudite dhe klubet nga Championshipi.
Walcott së fundmi luajti për klubin e tij të fëmijërisë, Southamptonin, nga i cili u la i lirë në fund të sezonit të kaluar.
Ai filloi karrierën e tij te Southamptoni si 16 vjeçar, para se t’i bashkohej Arsenalit dhe të merrte një thirrje befasuese nga Anglia në Kupën e Botës 2006, vetëm dy muaj pasi mbushi 17 vjet.
Walcott arriti të bëjë afro 400 ndeshje me “Topçinjtë” përgjatë një periudhe 12-vjeçare, ku shënoi 108 gola dhe fitoi dy trofe të FA Cup.
Pas aventurës me Arsenalin, Walcott iu bashkua Evertonit në janarin e vitit 2018. Një huazim në vitin 2020 te Southamptoni bëri që më pas klubi ta bënte transferimin permanent.
“Edhe zyrtarisht unë do të var këpucët e mija. Është shumë e frikshme, nuk mund të gënjejë. Është e frikshme sepse futbolli është gjithçka që e kam bërë që nga mosha 16-vjeçare ose edhe më herët. Unë dua të provojë gjëra të reja në jetë që si kam eksperiencuar si fëmijë, kam humbur shumë gjëra”, tha Walcott.
“Kam pasur oferta nga jashtë vendit dhe nga disa skuadra shumë të mira nga Championshipi. Ka pasur edhe oferta nga Arabia Saudite por nuk është vendi ku e shoh vetën time duke luajtur, të jem i sinqertë. Asgjë kundër parasë ose ligës, por nëse zemra ime nuk e ndjen më futbollin, nuk është e drejtë për klubet dhe për mua”, tha më tej Walcott në emisionin “Overlap” të Gary Neville.