Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të gjithë konsumatorët e vet se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet.
Sipas njoftimit, për hir të transparencës me opinion publik Kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit të mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të planit operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave.
Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar që çdo vonesë e kryerjes së shërbimit do të zëvendësohet.