Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të fillojë punën në terren për testin e parë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë dhe testi do të mbahet gjatë muajit qershor.
Qëllimi kryesor i këtij testi është që të testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për regjistrimin e popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese.
Trajnimet me regjistrues për testin 1 janë kryer nga data 17-21 maj 2021, derisa listimi në terren është kryer nga 24-28 maj.