UBT News

​Ter Stegen: Të bashkohemi si kurrë më parë

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka thënë që gjiganti katalunas duhet të qëndrojë i bashkuar pas një tjetër rezultati tjetër jo të mirë kundër Granadës.

Barcelona arriti të arkëtojë vetëm një pikë në ndeshjen kundër Granadës, pas golit të mbrojtësit Ronald Araujo në minutën e 90’, i cili barazoi shifrat në 1:1, pasi që Domingos Duarte kishte shënuar golin e epërsisë për Granadën në minutën e 2-të ndeshjes.

Gjiganti i La Liga-s deri tani në sezonin e ri ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime, dhe është pesë pikë larg liderit të tabelës Real Madridit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ter Stegen beson që skuadra e Barcelonës me lojtarë të rinj në moshë mund t’i rikthehet rezultateve të mira, por ka bërë thirrje drejt tifozëve që të jenë të durueshëm gjatë kësaj kohe të vështirë të klubit.

“Duhet të jemi më të bashkuar se që kemi qenë ndonjëherë, nuk është një situatë e lehtë për askënd, na duhen tifozët më shumë se kurrë. Jam i bindur që me energjinë e lojtarëve të rinj, dhe pjesës tjetër të ekipit çdo gjë është e mundur”, tha Ter Stegen.

Barazimi me Granadën ishte hera e parë që Barcelona ka dështuar që të regjistrojë fitore në La Liga në ditën e hënë, e cila ishte ndeshja e tetë e Barçës në ditën e parë të javës.

Exit mobile version