Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, ka konfirmuar planet e tij për të rinovuar skuadrën në afatin kalimtar të verës.
52-vjeçari ka filluar zyrtarisht punën në “Old Trafford” pasi pa skuadrën e tij duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Crystal Palace në ditën e fundit të sezonit 2021-22 të Premier Ligës.
Nën drejtimin e trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick United zunë vendin e gjashtë në tabelën e Premier Ligës, që do të thotë se Ten Hag do të udhëheqë ekipin në Europa League sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq” do të pësojnë ndryshime të rëndësishme në afatin kalimtar veror, me shumë lojtarë që do të largohen pas skadimit të kontratave të tyre.
Ten Hag ka pohuar se është mezi pret të punojë me lojtarët aktualë, por ish-trajneri i Ajaxit është i vetëdijshëm se do të kërkohen fytyra të reja.
“Së pari, ne kemi për një pushim. Ne do të fillojmë para-sezonin më 27 qershor dhe unë do të marr disa lojtarë në ekip” tha Ten Hag për “MUTV”.
“Në disa pozicione duam të rinovojmë skuadrën, por siç thashë, një vit më parë, kjo skuadër ishte e dyta në ligë, kështu që ka potencial dhe mezi pres të bashkëpunoj me skuadrën. Unë kam pritshmëri të mëdha nga vetja dhe kjo është ajo që kërkoj edhe nga skuadra ime. Ata duhet të bashkëpunojnë dhe duhet të japin çdo ditë më të mirën e tyre”, shtoi ai.
Lojtarë si Paul Pogba, Jesse Lingard, Nemanja Matic, Juan Mata, Lee Grant dhe Edinson Cavani mund të kenë luajtur ndeshjet me klubin, ndërsa shumë lojtarë të tjerë po lidhen me transferime në skuadra të tjera.