Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit janar të këtij viti mbledhja e të hyrave ka shënuar rritje prej 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas doganës, kjo rritje është mjaft domethënëse pasi muaji janar i vitit të kaluar ishte muaj pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19.
“Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 për mbi 9%. Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje, e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo apo 9.3% më shumë. Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe ky kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në njoftim./UBTNews