Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nesër nis një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takojë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.
Deri më tani zyrtare është vetëm takimi me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Takimi do të nis në ora 10:00 dhe më pas në orën 10:45, do të ketë konferencë për media.