Janë kompletuar tashme pesë xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, edhe pse disa ndeshje kanë mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve të skuadrave në garat tjera.
Ndeshja e fundit e xhiros së pesë u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Ballkani triumfoi me epërsi minimale 1-0 ndaj Dukagjinit.
Tabelën e kryeson Gjilani me dhjetë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara, i ndjekur nga Prishtina me shtatë pikë dhe tri ndeshje të zhvilluara si dhe Ballkani me gjashtë pikë pas vetëm dy ndeshjeve.
Kjo është renditja e plotë:
Gjilani – dhjetë pikë
Prishtina – shtatë
Ballkani – gjashtë
Drita – pesë
Llapi – pesë
Drenica – katër
Malisheva – tri
Trepça ’89 – dy
Ferizaj – dy
Dukagjini – një