UBT News

​Sveçla pas dorëheqjeve të policëve: Ndërkombëtarët duhet të reagojnë ashpër ndaj Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se policët serb në Kosovë po detyrohen të japin dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi. Ai ka kërkuar reagim të ashpër nga ndërkombëtarët duke theksuar se këto veprime duhet të ndalen.

Sveçla ka shkruar pasi numri i policëve të rinj serbë të tërhequr nga Policia e Kosovës ka arritur në shtatë.

“Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht minoritetin serb në 🇽🇰 dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar ai.

Shtatë policë të rinj nga komuniteti serb janë larguar nga Policia e Kosovës.

Kjo është pasuar me reagime nga krerët e institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Exit mobile version