UBT News

​Sveçla bëri homazhe në vendin ku u vra Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur buqetë me lule në vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi, në afërsi të fshatit Zubç.

Sveçla ka thënë se Zymberi është vrarë nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia.

“Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç. Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, ka shkruar Sveçla.

Ministria Sveçla ka shtuar se “gjeneratat e policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës”.

Exit mobile version