Projekti i Superligës nuk ka dështuar asnjëherë, të paktën në mendjet dhe synimet e Andrea Agnelli, Florentino Perezit dhe Joan Laportas.
Për presidentët e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, tre klubet themeluese të tentativës së parë u ndërprenë menjëherë me largimin thuajse të menjëhershëm të ekipeve të mëdha si Milani, Interi Atletico Madridi, PSG, Bayern, Borussia Dortmund dhe e ardhmja e futbollit evropian nuk pësoi ndryshime.
Tani, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Andrea Agnelli duhet të flasë dhe të shpjegojë sot se cilat janë udhëzimet e reja në kongresin sportiv-ekonomik të organizuar nga Financial Times në Londër. Një takim në të cilin ndër të tjera do të marrë pjesë në videokonferencë edhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ish-partneri i Agnellit dhe sot kundërshtari kryesor i tij.