UBT News

​Superliga e Shqipërisë, fillon sot xhiro e dytë e sezonit të ri

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me ndeshjen hapëse të xhiros së katërt të sezonit të ri, ku Dinamo Tirana e pret në shtëpi skuadrën e Laçit.

Në xhiron e fundit, Dinamo Tirana regjistroi fitore kundër Kastriotit me rezultat 2:0, kurse Laçi rikthehet nga humbja 5:3 kundër Vllaznisë.

Të dy këto skuadra janë përballur gjithsej 14 herë mes vete, ku gjashtë fitore ka regjistruar Dinamo Tirana, krahas katër sosh sa ka Laçi, kurse katër herë janë ndarë me barazim.

Programin e plotë të ditës së sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë:

19:45 Dinamo Tirana – Laçi (Stadiumi Selman Stërmasi)

Exit mobile version