UBT News

​Superliga e Kosovës vazhdon sot xhiron e 21-të

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 21-të. Feronikeli pret në shtëpi skuadrën e Drenicës dhe Arbëria do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Besa Pejës.

Pas 21 ndeshjeve, tabelën e kryeson skuadra e Ballkanit me 44 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Drita, ndërsa, top 4 e përmbyllin Prishtina me 41 pikë dhe Gjilani me 31 sosh.

Në zonën e rrezikut gjenden skuadra e Drenicës me 20 pikë, dhe ajo e Besës së Pejës me shtatë pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 Besa Pejë (10) – Arbëria (8) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

13:00 Feronikeli (6) – Drenica (9) (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

Exit mobile version