Goli i anësorit të Sampdorias, Antonio Candreva, nga një distancë shumë e madhe, është shpallur goli më i mirë i muajit në Serinë A për muajin tetor.
Goli i italianit erdhi nga një aksion që nuk pritej shumë në “Marassi” duke e befasuar portierin kundërshtar.
Candreva pranoi një pasim në krahun e djathtë të fushës, ngriti sytë dhe lëshoi një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë që përfundoi në këndin e sipërm të portës, duke e lënë portierin Marco Silvestri pa asnjë shans për të reaguar.
Ky gol i kishte dhënë Sampdorias epërsinë 3-2, përpara se Fernando Forestieri të barazonte në 3-3 në javën e 7-të të kampionatit italian.