Pas një sulmi masiv kibernetik në rrjetin e madh telefonik australian “Optus”, që goditi të dhënat e 9,8 milionë qytetarëve, qeveria federale ka planifikuar marrjen e masave për të lejuar kompaninë të ndajë me bankat të dhënat e përdoruesve të prekur nga ky dhe sulme të tjera, në mënyrë që ato të marrin masa paraprake kundër mashtrimeve të mundshme.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Clare O’Neil tha se kishte zhvilluar një takim me zyrtarë të shërbimeve sekrete.
“Departamenti i Sinjalit Australian të planifikojë masa në mënyrë që bankat dhe institucionet e tjera financiare të njoftohen menjëherë për shkelje të rëndësishme të të dhënave që prekin klientët e tyre. Kompanitë australiane duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur të dhënat e klientëve të tyre”.
Policia federale njoftoi se është në dijeni të raporteve se të dhënat e vjedhura dhe kredencialet e përdoruesve të “Optus” mund të shiten përmes një sërë platformash.
Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë vërtetësinë e një postimi që kërcënon të shesë të dhëna në internet nëse “Optus” nuk paguan një shpërblim prej një milion dollarësh, raporton ANSA.
Ndërsa shefi ekzekutiv i “Optus”, Kelly Bayer Rosmarin nuk pranoi të thoshte se kush ishte pas sulmit, si u ekzekutua ose sa llogari u rrezikuan sepse hetimet janë në vazhdim, por e përshkroi atë si një “numër të konsiderueshëm” që përfshin klientët aktualë dhe të mëparshëm.