Pas rezultateve pozitive në ndeshjet hapëse të Kampionatit Evropia, Suedia dhe Sllovakia do të takohen në Shën Petersburg, ku për të dy kombëtaret fitorja është synimi i vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
Suedia kërkon fitoren pas barazimit kundër Spanjës, ndërsa Sllovakia është e motivuar pas triumfit 2:1 kundër Polonisë.
Të dy kombëtaret janë përballur pesë herë me njëra-tjetrën, ku dy fitore ka regjistruar Suedia dhe tre herë të tjera janë ndarë pikët.
Suedia do të jetë sot pa shërbimet e mesfushorit Mattias Svanberg, kurse tek Sllovakia nuk do të paraqiten sulmuesi Ivan Schranz dhe mbrojtësi Denis Vavro.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Isak, Berg
Sllovakia (4-2-3-1): Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Benes; Haraslin, Hamsik, Mak; Duda
Grupi E
15:00 Suedia – Sllovakia (Stadiumi Gazprom Arena-Saint Petersburg)