Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, patën disa mospajtime.
Deklarimi në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i deputetit Berisha kur tha se AAK-ja nuk do ta votojë këtë strategji, nxiti reagimin e Konjufcës. Ky i fundit tha se deputeti e keqpërdori foltoren e Kuvendit. Ai tha se si deputet me përvojë, Berisha duhej ta dinte këtë.
“Ju e morët rendin e Komisionit pa të drejtë, ka dal de. Ja japim fjalën Komisionit një herë. Deputeti Enver Dugolli e prezanton qëndrimin e Komisionit pastaj deputetët vijnë me radhë. Kush e prezanton qëndrimin e Komisionit, z. Berisha? Nuk prezantove qëndrim të Komisionit. Nuk është qëndrim i Komisionit, Grupi i AAK-së do të votojë kundër, qysh? Kaq përvojë keni në Kuvend të Kosovës për besë”, tha Konjufca.
Sërish ka replikuar deputeti Berisha ndaj kryetarit të Kuvendit, i cili tha se: “Kur po thua ti s’pe di unë, po më duket s’po e din ti”.
“Kryetar unë e tregova rrjedhën se qysh është dashur me shkuar dhe fola për mos pajtimet e mija, sepse ishte dashur me shkuar sipas rrjedhë së vetë, pa u draftuar është dashur me ardhur në Komision për me mundur ne të gjitha partitë politike me dhënë kontributin tonë në mënyrë që ky dokument të jetë gjithë përfshirës. Ne jemi anashkaluar, ka muaj që e kam kërkuar këtë dhe s’kam marrë përgjigje… dhe rrugëdalja është që ky draft të kthehet në Komision në formën e rregullt ashtu siç funksionon parlamenti I Kosovës, kur po thua ti s’pe di unë, por po më duket s’pe dinë ti. Nuk është kjo strategji e Enver Dugollit e as e kryeministrit, por duhet me qenë e të gjithëve. Këtë jam duke u munduar me ua treguar”, tha ai.