UBT News

​Sterling dhe dy yje të tjerë në radarin e Milanit

Kalimi i Milanit në duart investitorëve “Investcorp” do të bënte që shumë yje evropianë të tërhiqeshin nga kuqezinjtë, përfshirë Raheem Sterling, i cili, sipas “La Gazzetta dello Sport”, do t’i ofrohet gjigantëve të Serie A.

Reprezentuesi anglez thuhet se nuk është më në marrëdhënie të mira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe sipas gazetës, agjentët e tij do t’ia ofrojnë atë kuqezinjve. 27-vjeçari ka qenë titullar i rregullt në “Etihad Stadium” këtë sezon me 14 gola dhe shtatë asistime në 40 paraqitje. Kontrata e tij skadon në qershor..

Me “Investcorp” që janë në bisedime për të blerë Milanin nga “Elliott”, mediat italiane parashikojne një buxhet prej 300 milionë eurove për transferime për të forcuar ekipin në prag të sezonit 2022-2023 nëse fondi i investimeve nga Bahreini përfundon marrëveshjen.

Gjigantët e Serisë A janë në bisedime të avancuara me Divock Origi dhe Sven Botman, por më shumë yje janë lidhur me një lëvizje në Stadio Meazza pas fillimit të bisedimeve ekskluzive midis Investcorp dhe Elliott, të cilat do të zgjasin dy javë.

Milani mbetet i interesuar për Marco Asension e Real Madridit si dhe për Christopher Nkunku. Çmimi i kërkuar i Real Madridit për Asension është 30 milionë euro, ndërsa RB Leipzig mund të kërkojë një çmim prej 60 milionë euro për anësorin francez.

Exit mobile version