UBT News

​Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë

Drita dhe Ballkani do të kërkojnë fitore sot në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bëjnë këtë.

Rikthimi në kreun e tabelës është synimi i të dy këtyre skuadrave pas fitores së djeshme të Prishtinës ndaj Besës.

Në Gjilan zhvillohet derbi lokal Drita – Gjilani. Nuk do të jetë aspak punë e lehtë për Dritën pasi Gjilani në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, por ka katër barazime.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Ballkani ballafaqohet me Arbërinë, e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë të rezultateve por ka ditur të jetë skuadër e papërshtatshme për skuadra e kreut të tabelës. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Momentalisht Drita renditet në vendin e dytë më 50 pikë, kurse Ballkani në të tretin me 48.

Exit mobile version