Sot do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit të Kosovës, Xhevdet Peci. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në komunën e Mitrovicës, bëri të ditur dje Federata e Boksit të Kosovës.
Në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00 deri në ora 12:00.
Ndërkaq me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.