UBT News

​“Sonte të gjithë gjelbër e zi”, Trepça reagon para finales me Pejën

Trepça duke jashtëzakonisht e përgatitur dhe e motivuar për finalen vendimtare ndaj Pejës në play-off-in e basbektbollit kosovar që do të zhvillohet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Të dy skuadrat kanë barazuar 2-2 në serie pas katër ndeshjeve dhe fituesi i ndeshjes së sotme do të kurorëzohet me titullin e kampionit të Kosovës.

Pak orë para ndeshjes, Trepça ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke u bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në mënyrë që mbrëmja të përfundoj me festë të madhe në Mitrovicë.

Exit mobile version