UBT News

​Skuadra kosovare shkarkon trajnerin

Pas rezultateve te dobëta në tri ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll, bordi i klubit të futbollit “Drenica” ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.

Klubi ka falënderuar trajneri për punën e deritanishme, por që ende nuk ka vendosur për trajnerin e ri.

“Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim. Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Exit mobile version