UBT News

​Situata e rënduar me COVID-19, Zemaj: Me homologun izraelit biseduam për vaksinat antiCOVID

Gjatë së mërkurës është mbajtur një takim virtual mes ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka thënë se në bisedën me homologun e tij izraelit është folur për ndihmën e Izraelit për Kosovën dhe mbështetjen për të siguruar vaksinat antiCOVID, por që ai ka qenë i rezervuar për të thënë gjërat konkrete sa i përket vaksinave. Zemaj thotë se nganjëherë duhet të ruhen bisedat që bëhen në nivel politik mes dy shteteve.

Ndërkohë që Zemaj, por edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi kanë pranuar se numri i rasteve pozitive është në rritje, por që theksojnë se situata është e menaxhueshme.

“Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi mbajtur takime pothuajse me shumë homolog anembanë botës sidomos me vendet evropiane me ministrat e vendeve të BE dhe vendeve të rajonit. Dje kam pas një takim bilateral me ministrinë e Shëndetësisë së Izraelit të cilin e falënderoj për shprehjen e interesit që t’i ndihmojë Kosovës në sektorin e shëndetësisë dhe të jenë partnerët tanë. Konkrete angazhim dhe përpjeke që vaksina të vije sa më parë dhe në këtë aspekt do të merrni përgjigje janë disa raporte që nganjëherë duhet të ruhen në raport të korrektësisë të bisedave që bëhet në nivel politik mes dy shteteve. Por vullneti i tyre ekziston që të ndihmojnë Kosovës edhe në pajisje edhe në vaksina por edhe në trajtim të pacientëve ku vetëm në këtë kohë kemi dërguar tre fëmijë që do të marrin një kujdes apo trajtim spitalor i cili nuk është i mundur të realizohet në Kosovë”, tha Zemaj kur u pyet për takimin me homologun izraelitë”, tha ai.

Ndërkohë që Zemaj ka theksuar se situata epidemiologjike në vend ka pasur një rritje të rasteve pozitive me COVID-19, por që insiston se një gjë e tillë është e menaxhueshme, por që bëhet thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.

“Situata epidemiologjike kohët e fundit e ka pas një rritje të cilën ne e kemi quajtur të lehtë por e quajmë të kontrollueshme dhe menaxhueshme duke thirrur për shtim të kujdesit sepse çdo rritje eventuale ka ngarkesa dhe mbingarkesa për klinikat tona të cilat jo rrallëherë është dashur që t’i shndërrojmë edhe në klinikat e COVID. Në momentin kur ka rritje të numrit dhe ka shtim të rasteve spitalore atëherë reduktohet edhe trajtimi i pacientëve në momentin reduktimit të trajtimit problematikat shkojnë duke u rrit dhe për këtë arsye duhet të ndërmarrim masa kufizuese”, tha Zemaj.

Dilemat se a duhet të merret a po jo vaksina AstraZeneca e cila është ndaluar në disa shtetet, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës (ShSKUK), tha se çdo vaksinë aprovohet nga Agjensionet botërore të akredituara të barnave e për çka duhet të jetë e sigurt për përdorim. Ai tha se ai vetë do ta merrte vaksinën në rast se do ta shihte se nuk ka antitrupa të mjaftueshëm,

“Ne duhet të kemi parasysh një gjë, për të gjitha sëmundjet që shkaktohen nga viruset siç është edhe kjo sëmundje mënyra më e mirë e parandalimit të përhapjes është vaksina. Çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet për përdorim në masë të madhe nga ana e Agresioneve botërore të akredituara të barnave ajo duhet të jetë e sigurt për përdorim,. Nga aspekti profesional ne duhet të dimë që potencialisht çdo ilaç mund të ketë ndonjë efekt anësor. Nëse efektet e tilla anësore paraqiten te një numër i vogël i qytetarëve apo pacientëve kjo nuk është arsye të mos përdoret. Unë mund ta krahasoj këtë me preparatin penecelin antibiotik i cili mund të shkaktojë alergji, mirëpo nëse paraqite…ne duhet të shohim përfitimet në raport me efektet e mundshme anësore. Unë e kam kaluar COVID-in dhe në momentin që u vërejt që nuk kam antitrupa të mjaftueshme do ta marrë pa asnjë hezitim”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi tregon edhe se 788 pacientë janë të shtrirë në 7 spitale të përgjithshme dhe në klinikat e COVID-19 dhe QKUK e që 36 prej tyre janë në gjendje kritike.

“Situata me COVID-19 është duke u rënduar nga dita në ditë, ne po shohim numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë spitalizim. Sot kemi 788 pacientë të shtrirë në 7 spitale të përgjithshme dhe në klinikat COVID të QKUK. Prej tyre 36 janë në gjendje kritike që janë duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv, ndërkohë që kemi mbi 500 pacientë që janë në oksgjenoterapi të vazhdueshme”, tregoi Krasniqi para mediave.

Exit mobile version