UBT News

​Shtyhet ndeshja Llapi-Ballkani

Ndeshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet nesër, e mërkure më 14 shtator nga ora 15:00 në Stadiumin “Zahir Pajazititi”, është shtyrë për një datë tjetër.

Kjo ka ndodhur për shkak se skuadra e Ballkanit më 15 shtator do të luaj ndeshjen ndaj Slavia Prague në Pragë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës së Llapit.

Exit mobile version