UBT News

​Shtyhet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp.

“Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha Hoxha.

Exit mobile version