UBT News

​Shtyhen testet mjekësore të portierit serb te Chelsea

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, testet mjekësore të Djordje Petrovic te Chelsea janë shtyrë.

Testet mjekësore të portierit serb janë shtyrë deri në fund të kësaj jave, si pasojë e aplikimit të vizës.

Testet mjekësore ishin caktuar sot, por që tani do të përfundojnë mes të enjtes dhe premtes.

Nuk ka asnjë problem në marrëveshjen mes dy klubeve. Petrovic do të jetë portieri i ri i Chelseat në një marrëveshje që e arrin shumën e 16 milionë eurove.  

Exit mobile version