Organi qeverisës i futbollit, FIFA e ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Kosova ka pësuar rënie, ndërsa Shqipëria ka thyer rekord dhe është ngjitur dy pozita më lartë se ajo e kaluara.
Nga pozita e mëparshme 109-të, Kosova tani ka pësuar rënie, ku renditet në vendin e 111-të me 1181.91 pikë.
“Dardanët” barazuan me Zvicrën në “Fadil Vokrri” 2:2, kurse u mposhtën në udhëtim nga Rumania 2:0.
Ndërkaq, për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë kishte një muaj fantastik, ku barazoi me Republikën e Çekisë 1:1, kurse e mposhti Poloninë 2:0 për ta marrë pozitën e liderit në kualifikimet e Euro 2024.
Këto rezultate e kanë ngritur Shqipërinë për tri pozita në renditjen e re të FIFA-s, ku nga vendi i 65-të tani zë vendin e 62-të.
Po ashtu, “Kuqezinjtë” grumbulluan 20.8 pikë më shumë se çdo kombëtare tjetër në renditjen e muajit korrik.