UBT News

​Shqipëria shumë e fortë për Çekinë, vazhdon me hapa të sigurt drejt Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur bindshëm atë të Çekisë, për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria e ka mposhtur 3:0 Çekinë.

Dy gola nga Taulant Seferi (minuta e 51’ dhe minuta e 73’) dhe një super gol nga Jasir Asani në minutën e 9’ i siguruan fitoren sot “kuqezinjve” të Sylvinhos.

Me pikët e reja, Shqipëria renditet në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë të arkëtuara, krahas Çekisë që zbret në vendin e tretë në kuotën e tetë pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Shqipërisë. 

Exit mobile version