Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, duke mundur Moldavinë me rezultat 67:55 (17:11, 22:16, 16:14, 12:15).
Kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë më të mirë se moldavët për të fituar çerekun e parë me shifrat 17:11. Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 39:27.
Perioda e tretë ishte paksa më e niveluar, gjë që tregon edhe rezultati 16:14, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:41. Kuqezinjtë nga Shqipëria ruajtën epërsinë deri në fund, për të triumfuar me shifrat 67:55.
Kjo ishte fitorja e parë për Shqipërinë pas dy humbje, ndërsa humbja e tretë radhazi për moldavët.
Nga ora 17:00 do të përballen Kosova dhe Gjibraltari, ndërsa në ora 20:00 zhvillohet ndeshja Malta-Luksemburgu.