UBT News

​Shqipëria dhe Kosova përballen sot në kualifikimet për Evropianin U17 të vajzave

Shqipëria dhe Kosova do të ballafaqohen sot në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian U17 në kategorinë e vajzave që mbahet në vitin e ardhshëm.

Në grupin 2, Shqipëria dhe Kosova kanë nga një fitore dhe nga një humbje, duke ndarë kështu vendet dy dhe tre në këtë grup.

Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 14:30.

Exit mobile version