Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Yllii javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” i xhiros së 3-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Ardit Tahiri i FC Drita.
Tahiri, 18 vjeçar, në 3 xhiro ka shënuar 3 gola, të cilët i kanë siguruar rezultate pozitive ekipit të tij dhe është golashënuesi i vetëm i Drita FC në edicionin e BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan.