UBT News

​Shkarkimi i Munishit, reagon FC Ballkani

FC Ballkani sot ka shkarkuar kryetrajnerin e skuadrës, Ismet Munishi pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.

Lajmin për shkarkimin e tij Munishi e ka konfirmuar për KosovaPress duke thënë shkurtimisht:

“Jo, nuk jam më trajner i Ballkanit dhe për më shumë flisni me Presidentin e klubit”, ka thënë Munishi.

Tani, ka ardhur edhe njoftimi në faqen zyrtare të klubit nga Suhareka ku thuhet:

“Klubi ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi pas një vit e gjysëm të kaluar së bashku ne sfidat e shumta sportive.”

“Klubi e falenderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe punë profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit në nivel edhe më të lartë siç Ishte me parë.”

“Faleminderit i dashur trainer , shume suksese në karrierën tuaj”, thuhet në reagimin e FC Ballkanit.

Exit mobile version