Tifozët e Milanit do të jenë në numër të madh në “Reggio Emilia” për ndeshjen e kundër Sassuolos. Këtë mëngjes janë parë radhë të gjata të tifozëve duke pritur para sporteleve për të blerë tiketa, e po ashtu kishte dyndje të madhe edhe në faqen online. Të gjitha biletat janë shitur brenda 20 minutave.
Madje, raportohet se në tregun e zi një biletë është shitur deri në 1 mijë euro për ndeshjen që mund t’i jap titullin kampion Milanit.
Ndeshja Sassuolo-Milan do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00.