UBT News

​Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Llapi-Buducnost

Plot 10 mijë bileta janë shitur për ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës ndërmjet Llapit dhe skuadrës nga Mali i Zi, Buducnost.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nëpërmjet një postimi në Facebook, përmes të cilit ka falënderuar të gjithë për këtë mbështetje të madhe.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Mal të Zi, Llapi pësoi disfatë me rezultat 2-0, andaj skuadrës së Batatinas i nevojitet një paraqitje e jashtëzamonshme për ta përmbysur rezultatin.

Exit mobile version